Një tjetër rast i trafikimit të minave me telekomandë është goditur nga policia në Elbasan.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë armë zjarri e lëndë plasëse, është bërë e mundur kapa dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Petraq Kote, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, shtetasit Petraq Kote, në ambientet e një lokali në fshatin Mengel, Njësia Administrative Labinot-Fushë, iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon operacioni për identifikimin e shtetasit /shtetasve të cilëve ky shtetas do t’ua shiste.
Materialet në ngarkim të shtetasit Petraq Kote,i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan