Një studente e Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan me iniciale A.D. është zhdukur dy ditë më parë, ndërsa për vendndodhjen e saj nuk dihet asgjë. Denoncimi është bërë nga babai i vajzës, 50-vjeçari me inicialet A.D nga Babrruja, i cili tha se vajza e tij është larguar nga konvikti i Fakultetit për në Greqi. Sipas 50-vjeçarit, familja nuk ka marrë më asnjë lajm prej vajzës, njofton infoelbasai. Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur kërkimet për gjetjen e saj.