Elbasan- Sekuestrohet 3 kilogram tritol, arrestohet 44-vjecari

437
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Petrit Gjika për posedim dhe trafikim të lëndëve shpërthyese municione e kapsolla. 
Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan pas informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në banesën e shtetasit të lartpërmendur ku u gjetën 3 kilogramë tritol, 36 kapsolla, 350 fishek dhe një skelet kallashnikovi të cilat tentonte ti shiste.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Shijon”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar edhe bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Sigal