Elbasan, sekuestrohet 1 kg hashash, arrestohen dy të rinj

369
Finalizohet në Elbasan operacioni i koduar “Gurasi”, në sajë të cilit janë sekuestruar 1 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe janë arrestuar dy persona. Burime nga policia bëjnë me dije se si rezultat i kontrollit të ushtruar në automjetin me targa COC 0384, drejtuar nga shtetasi Andrea Çapja, në aksin rrugor Dëshiran- Grekan, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:1 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Si rezultat i veprimeve hetimore menjëherë efektivat e policisë, bënë arrestimin në flagrancë të poseduesve të lëndës narkotike, Mariglen Xhufka, 22 vjeç dhe Andrea Çapja, 22 vjeç 22, banues në fshatin Guras Elbasan. Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin e tregtonin lëndën narkotike në doza të vogla. Materialet iu kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .
Sigal