Elbasan, sekuestrohen 3 mina me telekomandë. Arrestohen dy të rinj

469
Policia e Elbasanit ka sekuestruar tre mina me telekomandë dhe ka arrestuar në flagrancë dy shtetas.

Maksim Hekurani 26 vjeç dhe Nikolla Roxhe 21 vjeç kanë përfunduar në pranga ndërsa një shtetas tjetër po proçedohet në gjendje të lirë.

Sipas burimeve të policisë minat me telekomandë u gjetën në një servis, ndërsa u sekuestruan edhe 6 aparate telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.
Sigal