Elbasan, rreh gruan dhe i kërcënohet djalit, pranga 55-vjeçarit

Gëzim Gogofti, 55 vjeç banues në Elbasan, u arrestua nga Policia pasi rrahu gruan e tij dhe iu kërcënua të birit 30-vjeçar.

Policia tha se arrestimi ndodhi në banesë, ku për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, I.G., 54 vjeçe si dhe dyshohet të ketë kanosur me fjalë djalin e tij, shtetasin D.G., 30 vjeç.

Gogofti do të gjykohet për dhunë familje.