Elbasan, policia rrugore ndalon dy përsona, ja emrat

597
Aksionit të Përgjithshëm të policisë për të evidentuar shkeljet në rrugë të shoferëve kanë bërë që policia e Elbasanit të ndalojë dy shofërë që shkelin rregullat e qarkullimit, njëri që qarkullonte pa patentë dhe tjetri i pirë në timon.
Në njoftmin e policisë thuhet se: Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Agim Tanushi, 47 vjeç banues në Fier. Arrestimi i tij, u bë pasi në vendin e quajtur “Ura Shkumbinit” Elbasan, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” pa leje drejtimi.
I ndaluari i dytë sipas njoftmit të policisë së këtij qyteti ështe. Emiljano Kllogjri, 30 vjeç banues në Pogradec. Arrestimi i tij, u bë pasi në Bulevardin “Qemal Stafa” është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.
Sigal