Elbasan, policia ndalon dy përsona ja për çfarë…

487
Policia e Elbasanit ka shoqëruar një 20 vjçar pasi qarkullonte me atomjetien e tij pa patentë dhe nje person tjeter që kur është ndaluar nga policia ka kundërshtuar ata gjatë procedimit.
Në njoftimin e policisë thuhet se : Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Mateos Sollaku, 20 vjeç banues në fshatin Mlizë Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Hajdaran është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë referuar materialet për proçedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F.S., 46 vjeç banues në fshatin Mlizë, pasi në momentin e ndalimit të mjetit ka kundërshtuar punonjësit e policisë për shoqërimin e mjetit dhe të drejtuesit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit pa dëshmi” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”
Sigal