Elbasan, policia bën shpërthim të kontrolluar të valixhes së dyshimtë

74
Forcat xheniere kanë kryer shpërthim të kontrolluar të pakos së dyshimtë që u gjet mëngjesin e sotëm pranë teatrit “Skampa” në Elbasan.

Paraprakisht dyshohet se objekti përmban ekskploziv C4 me telekomandim. Megjithatë priten analizat e sakta pas ekzaminimit të valixhes.

Hetuesit kanë nisur verifikimet për të zbuluar shkaqet dhe cili ishte objektivi i sulmit, nëse do të kishte një të tillë.

Forca të shumta policie kishin rrethuar të gjithë zonën dhe kishin evakuuar banorët përreth.