Elbasan/ Përplasen dy makina, dy të plagosur rëndë

437
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një e tipit “Volkswagen Polo” me targa AA 345 OJ dhe makina tjetër tip “Ford Fiesta” me targa EL 6384 C. Dy makinat kanë qënë në lëvizje në aksin Elbasan-Metalurgjik.

Nga ky aksident është krijuar një trafik i rënduar me rradhë që shkon në disa kilometra.

Ndërkohë policia është në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.