Elbasan/ Përplasen 3 mjete, 2 të plagosur

448
Sigal

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Elbasan.

Sipas njoftimit të policisë “ngjarja u regjistrua në Unazë e qytetit te Kryqëzimi i Kinezve, ku janë përplasur 3 mjete dhe si pasojë janë dëmtuar 2 pasagjer të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.