Elbasan/ Përpasen dy makina, 4 të plagosur

118

Një aksident me katër të plagosur. Ky është bilanci i një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Në aksident janë përfshirë dy makina, tip Benz dhe Citroen, ndërsa 4 të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan/Informacion paraprak

Në  aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, është  përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh., banues në fshatin Mengël Elbasan,  me mjetin  tip “Cintroen”, dh si pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit Cintroen  dhe tre pasagjerët e mjetit benz,të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.