Elbasan, përfshihet nga zjarri punishtja e drurit, s’ka të lënduar

21
Flakët e zjarrit kanë përfshirë një punishte druri që ndodhet përgjatë aksit Elbasan –Metalurgjik mbrëmjen e sotme. Zjarri fillimisht ka rënë në pjesën ku grumbullohej tallashi dhe më pas ka përfshirë edhe një pjesë të punishtes. Zjarrfikëset kanë mbërritur ne vendngjarje dhe kanë vënë flakët nën kontroll. Mësohet se zjarri nuk ka shkaktuar në njerëz por ato materiale kanë qenë të shumta, Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.