Elbasan – Një 32-vjeçar ka rënë në pranga, rrihte barbarisht gruan, ajo tenton të vetëvritet

42

Një 32-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka rrahur gruan e tij, ndërsa kjo e fundit ka tentuar të vetëvritet.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në Balldren të Elbasanit. Burime policore bënë me dije se Orest Xharja, akuzohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V.Xh 33 vjeçe.

Si pasojë shtetasja V.Xh dyshohet të konsumuar një sasi medikamentesh mjeksore, për t’i dhënë fund jetës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.