Elbasan/ Nënë e bir të intoksikuar në spital, pas keqtrajtimeve nga kryefamiljari

48
Nënë e bir nga Elbasani janë paraqitur sot në spital të intoksikuar. Policia e Elbasanit bën me dije se nëna 50-vjeçare L.L dhe djali i saj 20 vjeç B. L dyshohet të kenë pirë ilaçe të ndryshme. Fqinjët e tyre deklarojnë se nënë e bir keqtrajtoheshin nga kryefamiljari, i cili është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje. Ndërkaq, vijojnë hetimet në lidhje me shkaqet e konsumimit të ilaçeve nga dy personat e sipërpërmendur.