Elbasan/ Në kërkim për një seri veprash, pranga 42-vjeçarit

412
Sigal

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për një sërë veprash penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Kelmend Kruja, banues në lagjen “Dyle Haxhire” të Elbasanit ishte dënuar me vjedhje, mashtrim, dhe drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, në vitin 2016 e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje” si dhe në 16.03. 2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrim”.

Gjithashtu Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, më datë 21.05.2018 e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim” si dhe Gjykata e Shkallës Parë Sarandë më datë 20.06. 2018, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. (të gjitha masat e dënimit në mungesë). Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.