Elbasan/ Makina përplas të miturin

514
Sigal

Një fëmijë ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Mengël, ku shtetasi E.P., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Hondai” ka aksidentuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.