Sigal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Metarlugjik, në fshatin Katundi i Ri, mjeti tip “Benz” me targa AA 368 IC, me drejtues shtetasin Q.B., 65 vjeç,banues në fshatin Rrajcë, Librazhd, është përplasur me motoçikletën tip “Lifan” , me targa AP 873,me drejtues shtetasin E.K., 18 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.