Elbasan, makina e bashkisë përplas të riun me motoçiklete. Policia jep detaje

90
Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd Elbasan ku një makinë e Bashkisë ka përplasur një motoçikletë.
Policia bën me dije se nga përplasja ka mbetur i plagosur 32-vjeçari A. A i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
“Benzi” që përplasi të riun drejtohej nga shtetasi Xh. F 51 rreth orës 14:30 në afërsi të fshatit Labinot.
Njoftimi i policisë:
Në datë 08.10.2017 rreth orës 14:30 në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, pranë fshatit Labinot Fushë mjeti tip “Benz” me targa AA 359 NK drejtuar nga shtetasi Xh.F., 51 vjeç banues në Elbasan, në pronësi të një kompanie dhe marrë me qera në përdorim nga Bashkia Elbasan ka aksidentuar motorçiklistin shtetasin A.A., 32 vjeç banues në Labinot Fushë.
Drejtuesi i mjetit së bashku me 2 të afërm të shtetasit të dëmtuar kanë çuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan drejtuesin e motorçikletës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më pas drejtuesi i mjetit është paraqitur në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Policia po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale nën drejtimin e Prokurorit.