Elbasan, kanosi me armë 27-vjeçaren i gjendet arsenal armësh në banesë

442
Sigal

ELBASAN – Një 23-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga blutë e këtij qyteti pasi ka kanosur duke qëlluar me armë në ajër një 27-vjeçare, arrestimi i tij është kryer menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Çlirimi” në Elbasan.

Por të riut gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë beretë, 1 trup arme zjarri me tytë të gjatë, 1 armë e ftohtë e llojit thikë, 1  krëhër pistolete me fishekë, 1 pistoletë metalike e markës Ecol major, si dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar si canabis sativa.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Kanosja për te moskallëzuar, mbajtja pa leje e armeve te ftohta, mbajtja pa leje e armeve te zjarrit, prodhim dhe shitje e lendeve narkotike, ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, parashikuar nga nenet 311, 121/a, 280, 278 dhe 283 i Kodit Penal.