Elbasan, gjendet një person i mbytur në lumin Shkumbin

433
Paraditen e sotme rreth orës 09:30, është gjendur trupi i pajetë i një personi të seksit mashkull, rreth 40 vjeç, në lumin Shkumbin në Elbasan.
Burime nga policia bëjnë të ditur se trupi i pajetë u gjet afër urës së Shkumbinit, ndërsa viktima dyshohet të jetë peshkatar i zonës, ndërkohë që trupi i pajete është dërguar ne morgun e qendrës spitalore “Xhafer Kongoli” ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Nga hetimet paraprake, policia bën me dije se kemi te bëjmë me një vdekje për shkaqe natyrore, pasi ne trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune ne trup.
Sigal