Elbasan, e zë korenti i pompës së ujit, vdes 9 vjeçarja

428
Një ngjarje e rëndë eshte regjistruar mëngjesin e sotëm në një fshat të Elbasanit. Mësohet se një 9 vjeçare humbi jetën tragjikisht pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në fshatin Hajdaran të Elbasanit dhe u raportua mëngjesin e sotëm.
Nga të dhënat e para mësohet se 9 vjeçaren e zuri korenti në pompën e ujit. Viktima është Migena Cankoi. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te saj.
Sigal