Elbasan, e përplas automjeti, humb jetën drejtuesi i motorit

429
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen, këtë radhë në Elbasan. Viktima është 33-vjeçari Gjergj Panxhi, banues në fshatin Vlash-Gjinar. Aksidenti u regjistrua në orët e mbrëmjes së sotme në afërsi të “Fushës së Loparit”, ku Panxhi i cili udhëtonte me një motor është përplasur nga një automjet tip “Benz” me targa EL 6743 B, që drejtohej nga 53-vjeçari B.Sh. 33-vjeçari ëhstë transportuar me urgjencë, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.
Sigal