Elbasan/ Dy të kërkuar për vrasje rrahin policët

555
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhet e ardhur nga qytetarët, të cilët pretendojnë se policia e Shtetit vijon të mos publikojë disa ngjarje që ndodhin në vend.

Në denoncimin në faqen e ish-kryeministrit, shkruhet se në Elbasan janë rrahur dy policë nga dy persona të kërkuar nga Interpol për vrasje në Itali.

Ndërkohë që një tjetër rast, sipas mesazheve të publikuara nga Berisha, ka ndodhur në Shkodër, ku një drejtoreshe shkolle i është grabitur e djegur me dashje makina.

Postimi i plotë:

Lexoni dy denoncime nga qytetarë dixhital!

Denoncohen rrahje e policëve rrugorë, vjedhje makine, bankomati. sb

Përshëndetje zoti Berisha, vetëm ju jeni zëri i së vërtetës. Të hënën datë 6/5/19 në orët e para të mëngjesit në Shkodër një drejtoreshe shkolle i është grabitur e djegur me dashje në periferi vetura dhe në mënyrë të çuditshme policia e ka fshehur ngjarjen a thua se po bashkëpunon me krimin duke mos e shënuar as në raportin ditor të ngjarjeve e as në media. Një zot e di se çfarë krimi mund të jetë kryer me atë mjet e narkoshteti në Shkodër mbulon e nuk zbulon. Anonim .

Prsh Doktorr ka ndodhur një ngjarje e rëndë , në qytetin e Peqinit ku jan rrahur barbarisht 2 policë rrugorë të Elbasanit, ngjarja mbahet e fshehtë nga policia Elbasanit dhe Peqinit. Të dy personat që kanë rrahur policët janë në kërkim nga interpoli për vrasje në Itali

Përshëndetje. Vidhet në qytetin e Peshkopisë bankomati i Raifaisen bank dhe policia e mban të fshehur. Kjo ka ndodhur me datë 14 .5.2019.

berisha