Elbasan, drejtuesi i mjetit përplas 58-vjeçarin

495
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Burime nga policia raportojnë se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku shtetasi U.M., 40 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin e tij veturë, me targa AA 896 KK, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin B.H., 58 vjeç, banues në Elbasan. I dëmtuari është dërguar në spital, por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore, për të nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sigal