Elbasan, dhunoi gruan arrestohet 66-vjeçari

434
Uniformat blu të Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë një person, pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas burimeve policore, në pranga është vënë 66-vjeçari Sami Tata, banues në fshatin Kështjellë, Elbasan. Mësohet, se arrestimi i 66-vjeçarit u bë gjatë ditës së djeshme, pasi nën efektin e alkoolit ka ushtruar dhunë fizike, duke goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, 65-vjeçaren me iniciale V. T. Si pasojë e goditjeve, gruaja është dërguar menjëherë në spitalin Kirurgjik të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “dhuna në familje”.
Sigal