Elbasan, asgjësohen mbi 1700 rrënjë hashashi

477
Mbi 1700 bimë narkotike e llojit hashash u asgjësuan nga Policia e Elbasanit në një zonë pyjore pranë fshatit Banjë. Droga ishte e mbjellë në disa parcela dhe kishte kapur një lartësi deri në 280 centimetra. Policia asgjësoi me anë të djegies bimët narkotike, ndërkohë që kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve të saj.
Sigal