Elbasan, arrestohen 6 drejtues mjetesh të dehur

348
Task-Forca e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit kanë ushtruar kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës. Në pranga në flagrancë 7 drejtues mjetesh, nga këta 6 për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” dhe 1 shtetas për “Drejtim automjeti pa dëshmi”. Pezullohen 21 leje drejtimi, për përdorim alkooli, shpejtësi tej normave të lejuara në zonat e banuara dhe për drejtim mjeti pa leje drejtimi. 13 drejtues mjetesh janë dërguar për komision, për xhama të zinj, pa kontroll teknik, e tje. Task-Forca e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të zbatimit të planit të masave për rritjen e sigurisë rrugore gjatë fundjavës kanë vijuar kontrollet në akset rrugore të qytetit, me qëllim vënien para përgjegjësisë të shkelësve të ligjit.
Sigal