Sigal

LIBRAZHD- Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Librazhd. Sipas të dhënave paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, ku një furgon taksi me pasagjerë ka dalë nga rruga.

Furgoni me pasagjerë i është shmangur përplasjes me një automjet dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Mjeti është përplasur me bordurat mbrojtëse të rrugës dhe fatmirësisht nuk ka rënë në rrjedhën e Shkumbinit që kalon paralel me rrugën kombëtare.

Tre persona kanë mbetur të plagosur por jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje.