Elbasan, aksident i rëndë në bulevard, një person humb jetën

465
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një mjet fuoristradë është përplasur me 3 makina dhe një biçikletë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në bulevardin e qytetit. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se personi që po lëvizte me biçikletë ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.
Sigal