Sigal

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Elbasan, ku një 62-vjeçar ka pësuar dëmtime të rënda gjatë punës, duke prerë njërën nga këmbët.

Burime sipas policisë bëjnë me dije se punëtori ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa i aksidentuari është shtetasi Naim Derstila, nga Gjinari.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.