Ekzekutorët e Çiçës fshihen në Tepelenë, RENEA në aksion

60
Dy personat e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ekzekutimit të Elton Çiçës, Jani Alia dhe Renato Milloshi dyshohet se janë fshehur në Malësine e Tepelenës, në dy fshatra në kufij me Vlorën. Një njësi e Repartit RENEA, e cila është e specializuar në identifikimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të kërkuarve për vepra të rënda kriminale, prej disa ditësh është zhvendosur në Tepelenë dhe Vlore. Nga ana e grupit hetimor që kryesohet nga Zv/Drejtori i Krimeve të Rënda, po vlerësohen disa informacione të mbërritura nga qytetarët pas deklaratës për media të policisë.