Ekzekutoi me 4 plumba burrin, Violeta Donaj kërkon falje në gjykatë

519
Sigal

Në gjendje të rëndë psikologjike gruaja që ekzekutoi burrin e saj në pazarin e Milotit, ka dalë para Gjykatës.

Violeta Donaj ka qarë në sallën e gjyqit, ndërsa ishte në pritje të vendimit për masën e sigurisë. Gjykata e Laçit vendosi “arrest me burg” dhe çështja i kaloi Krimeve të Rënda.

35-vjeçarja e cila vrau me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj kërkoi falje dhe u lut para gjykatës, por kjo nuk i shërbeu për asgjë.

Ajo ka thënë që vërtet kishin probleme në çift, por nuk e beson pse shkoi derisa ta vriste babain e dy fëmijëve të saj.