Ekzekutoi kushërinjtë në Gjirokastër, autorit i komunikohet nga spitali masa ‘arrest në burg’

606
Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për autorin e dyshuar të vrasjes së Aleko dhe Afërdita Kostën.
Krimi makabër që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mëngjesin e së hënës në qytetin e gurtë, pasi një sherri për murin rrethues të banesës së Apostol Kostës.
Ky i fundit pasi kreu vrasjet, me armën e krimit tentoi të vetëvritej, por mbeti i plagosur. Aktualisht ai ndodhet i shtruar në spital, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ruhet nga forca të policisë. Ndaj, ndryshe nga seancat që mbahen në sallat e gjyqit, seanca ndaj 73-vjeçarit u mbajt në spital.
SKEMA E VRASJES
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së henes, rreth orës 07:25 në vendin e quajtur “Sokaku i të Marrëve”, në lagjen Palorto. Gazetarja Brikena Metaj përcjell për “BalkanWeb” se nga të dhënat e grupit hetimor të çështjes ka dyshime se Aleko Kosta kishte hyrë në oborrin e banesës së çiftit me një granatë dhe një armë në dorë. Pasi ka hedhur si fillim granatën, e cila për fat nuk shpërtheyer. Fill pas këtij veprimi, ai është futur brenda, ku ka hapur zjarr ndaj gruas së kushëririt të tij, e cila në ato momente ndodhej në aneksin e kuzhinës në katin e parë.
Pasi kishte qëlluar Afërdita Kostën, autori është ngjitur për në katin e dytë, ku është përballur me kushëririn e tij, ndaj të cilit ka shkrehur armën. Në banesën e krimit gjendej edhe djali 18-vjeçar nga martesa e parë e Afërdita Kostës, i cili është ngritur i alarmuar nga zhurmat dhe është fshehur. Vetëm pak minuta më vonë ai ka dalë për të parë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa është përballur me një skena makrabre, ku ka parë të lyerë në gjak njerkun dhe nënën e tij. Ndërkohë, në kushtet e tronditjes së rëndë, autori i dyshuar, Kosta, ka shkuar në shtëpi dhe me armën e krimit ka qëlluar me plumb në gojë veten, duke u plagosur, por ndodhet në rrezik për jetën.
Sigal