Ekzekutohet me armë zjarri në Rrëshen 45-vjeçari

484
Sigal

Në qendër të qytetit të Rrëshenit është ekzekutuar me armë zjarri 45-vjeçari Tonin Gjini. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. Gjini nuk njihet si person me precedent të mëparshëm penal.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve. Në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit janë vendosur postblloqe.

Më 6 maj të këtij viti viktimës i është vënë tritol në mjetin e tij. Ai bashkë me familjen e tij shpëtoi mrekullisht pasi pikasi lëndën shpërthyese. Sasia e eksplozivit i ishte vendosur në sedijen e makinës.