Ekzekutohet jashtë një lokali nate shqiptari në Itali, autorët qëlluan nga makina

535
Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Monza të Italisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit të kaluar jashtë një lokali nate në Biranzi, pranë Milanos, teksa shqiptari rreth 24 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është dërguar në spitalin e Desio, por ka ndërruar jetë.
Shqiptari është qëlluar me 2 plumba, cka i kanë shkaktuar atij vdekjen, raportojnë mediat italiane.
Policia ka marrë në pyetje shokun e viktimës, një 24 vjeçar shqiptar, i cili ka thënë se sulmi ndodhi kur ata ishin brenda në një makinë, ndërsa një tjetër mjet u është afruar dhe kanë qëlluar me armë.
Paraprakisht dyshohet se para vrasjes shqiptari ishte përfshirë në një sherr. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Sigal