Ekzekutohet 42-vjeçari, u qëllua disa herë brenda në automjetin e tij

512
Një 42-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e para pas mesnate në qytetin e Sarandës.
Viktima, Edmond Mehmeti, u qëllua në vendin e quajtur Rruga e Turizëm-Kanali i Cukës.
42-vjeçari është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar brenda në automjetin e tij.
Nga të dhënat e para policia ka dyshime që vrasja ka të bëjë me larje hesapesh, por gjithashtu nuk përjashtohet pista e një konflikti banal mes Mehmetit dhe autorëve të vrasjes që mendohet se janë më shumë se 1.
42-vjeçari, Edmond Mehmeti, kishte në pronësi një lavazh në qytetin e Sarandës.
Policia e qytetit bregdetar ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve të ngjarjes.
Sigal