Ekzekutimi në lokal në Durrës/ Arrestohet vrasësi i Leonard Muratajt

467
Pas kohësh në kërkim, policia e Durrësit ka arrestuar vrasësin e Leonard Muratajt në qendër të Durrësit. Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:
• Bedri Haka 22 vjeç, banues në Krujë. Ndalimi i tij u bë pasi: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal Nr.1014, datë 23.11.2014, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale” Vrasja me paramendim” dhe ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 78 /1 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Haka, më datë 18.11.2014, në një lokal në qendër të qytetit në Durrës, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Leonard Murataj 51 vjeç, banues në Durrës. Murataj ka qenë person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Sigal