Ekzekutimi i ish-shefit të Krimit dhe mikut të tij, 15 të shoqëruar. Policia: Dy pistat ku po hetojmë

502
Një ditë pas ekzekutimit të dy personave në autostradën Tiranë-Durrës, në mbikalimin e Sukthin, ku humbën jetën ish-shefi i Krimit Ekonomik, Ervin Dalipaj dhe miku i tij, Juxhin Dautaj, policia ka shoqëruar 15 persona.
Mësohet se personat e shoqëruar janë me precedentë penale. Burime zyrtare bënë me dije se policia po heton dy pista lidhur me aktin mafioz që tronditi dje Durrësin dhe jo vetëm. Grupi hetimor është përqendruar tek pista e hakmarrjes dhe e kaluara kriminale e viktimave.

Sakaq, pohohet se policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë rrugës, nëpër biznese të ndryshme, që mund të hedhin dritë për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

KUSH ISHTE ERVIN DAUTAJ
Ervin Dalipaj ishte në arrati për një akuzë të rëndë, atë të rrëmbimit, torturimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut. Dalipaj ka mbajtur postin e Shefit Kundër Krimit Ekonomik në Tiranë deri në tetor të vitit 2013, kur u pezullua nga detyra me urdhër të ish-ministrit Tahiri, pasi nuk kreu detyrën gjatë operacionit “Fundi i Marrëzisë” për bllokimin e lojërave të fatit. Ervin Dalipaj akuzohej gjithashtu për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të 2016-ës në Durrës.

Bashkë me Denis Shtrazën ata akuzoheshin për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtje pa të drejtë e uniformës”.

Fillimisht dy të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë pas ngjarjes nga Policia Gjyqësore, por më pas janë lënë të lirë. Deri në përfundim të hetimit, nën arrest ka qenë vetëm i pandehuri Denis Shtraza. Ndërsa i pandehuri tjetër, Ervin Dalipaj nuk ka qenë në kërkim.

VRASJA E ÇOLLAKUT
Sipas Prokurorisë Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza në bashkëpunim midis tyre dhe në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë, kanë rrëmbyer shtetasin Çollakun, e kanë lidhur në këmbë dhe duar me fasheta të zeza, e kanë transportuar si fillim me një mjet tip “Audi”, për në fshatin Murqin të Krujës dhe e kanë vrarë me armë zjarri.

Po ashtu Dalipajt në datën 06/01/2016 rreth orës 23:40 kur është shoqëruar nga Policia e Durrësit i është gjetur dhe sekuestruar një dokument me nr. xxxxx i lëshuar nga Drejtoria e Policisë Tiranë dhe një stemë metalike me mbishkrimin “Policia” të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente. Viktima ka qenë punonjës i policisë nga viti 2000 deri në vitin 2012 kur është liruar.

vijon
Sigal