Ekzekutimet në Lushnjë, shoqërohet nipi i Aldo Bares: Ja ku isha kur ndodhi vrasja

128
Një ditë pas atentatit me dy të vrarë në Lushnjë, policia ka shoqëruar nipin e Aldo Bares, kreu i bandës kriminale të këtij qyteti, dënuar me burg përjetë. mësohet se Xhulio Shkurti, është kushëri me Jurgen Hoxhën, viktimë e atentatit.
Nga ngjarja e djeshme që tronditi Lushnjën dhe mbarë opinionin publik, përveç Hoxhës, humbi jetën edhe Zamir Latifi, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu dhe një kalimtar i rastit.
Gjatë marrje në pyetje i riu mësohet të jetë shprehur se gjatë kohës kur ndodhi ngjarja nuk ishte në lokal, por tek berberi. Mes të tjerash ai tha se Jurgenin e kishte kushëri, ndërsa Zamirin e njihte. Ndërkohë, deri më tani policia nuk ka asnjë provë që Xhulio Shkurti ka qenë në lokal. Ndërkohë, në polici u shoqëruan disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen
NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje. Persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marrë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.
Viktimat janë shtetasit Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje. Shtetasi i plagosur rëndë është Marius Xhepexhiu, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë. Si dhe ka marrë dëmtim të lehtë shtetasi B.T., 66 vjeç.

Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, në po digjet një mjet. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre arme zjarri automatike, ndërkohë që automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve. Sakaq, është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
KUSH ËSHTË XHULIO SHKURTI
Kujtojmë se më 25 shtator të 2016-ës, Shkurtit i kanë bërë një atentat me armë zjarri, ku mbeti i plagosur bashkë me një tjetër të ri. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen “Çlirimi” në Lushnjë.

Shkurti mbeti i plagosur bashkë me shokun e tij, Sajmo Xhelili, teksa ishin ulur në një nga lokalet e qytetit bashkë me disa të tjerë. Por mes tyre ka patur një debat, gjë që ka nxehur situatën. Pas kësaj, njëri prej tyre ka shkuar në shtëpinë e tij dhe është kthyer me armë zjarri, duke qëlluar në drejtim të dy të rinjve duke i plagosur.