Ekstradohet nga Italia shqiptari i akuzuar për vrasje

443
Një 47 – vjeçar i akuzuar për vrasje është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë. Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana , u krye ekstradimi nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, i shqiptarit Gani Hysa, 47- vjeç , lindur në Kurbin. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin datë 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg“, në ngarkim të tij, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim”e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Dënimi maksimal që parashikohet në këto nene është deri 25 vjet burgim. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Milano, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Sigal