Ekstradohet nga Italia 53-vjeçari nga Lazarati

455
Ekstradohet nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Qerim Rabaj, 53 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim nr.584, datë 12.12.2014, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhim dhe shitje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, vepra të parashikuara nga nenet 283/1 dhe 278/2 të Kodit Penal. Ekstradimi i tij u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën/Itali, u bë i mundur arrestimi i tij atje, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Sigal