Ekstradohet nga Italia 30 vjeçari i dënuar për vrasje

433
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u bë e mundur ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Rruzhdi Zogu, lindur më 18.05.1985, (alias Edmond KONDI lindur më 07.05.1986). Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se shtetasi Rruzhdi Zogu, është dënuar nga Gjykata e Shkalles se Parë Tiranë me vendim Nr 385 datë 12.03.2012, 6 (gjashtë )vjet e 8 (tetë) muaj burgim për veprën penale të ‚“Vrasje e mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 76/22 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Në datë 05.07.2010 shtetasi Rruzhdi Zogu për motive të dobëta ka tentuar të vrasë shtetasin R. D. në ambjentet e një lokali në Tirane duke e lënë të plagosur atë. Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Sigal