Ekstradohet nga Italia 25-vjeçari shqiptar, i dënuar për vrasje

422
Ditën e sotme Interpol Tirana ka esktraduar nga Milano drejt vendit tonë shtetasin Alfred Pjetri, pasi gjykata e Shkodrës i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për një sërë veprash penale. Deklarata e plotë e policisë Me datën 09.09.2015, në orën 17:30, nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali, drejt vendit tonë i shtetasit Alfred PJETRI (RRETHI), 25 vjeç lindur në Gimaj, Shkodër. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin Nr.362(1917), datë 24.05.2014, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg“, në ngarkim të shtetasit PJETRI (RRETHI), për kryerjen e veprave penale të “ Vrasjes në rrethana cilësuese“ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit“, parashikuar nga nenet 79/dh, 25-22, dhe 278 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë .
Sigal