Ekstradohet nga Greqia, kush është shqiptari i dënuar me 20 vite burg për vrasje (Emri)

509
Interpol Tirana ekstradoi sot nga Greqia një shqiptar të dënuar me 20 vjet burg për “Vrasje”.

Shtetasi Qerim Topalli, 50 vjeç, banues në Peqin ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga Neni 76 i Kodit Penal.

Shtetasi i ekstraduar i’u dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë për veprime të mëtejshme.
Sigal