Ekstradohet nga Greqia 23-vjeçari i dënuar pë vrasje

72
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit Rezart Kalemi , 23 vjeç, banues ne Lagjen 14, Shkozet, Durrës. Sipas një njoftimi për shtyp nga ana e policisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale të ‘’Vrasjes me paramendim’’ dhe “Armëmbajtje pa leje’’. Mësohet se më datë 21.04.2009, shtetasi Rezart Kalemi, së bashku me familjarët e tij kanë qëlluar me armë automatike drejt shtëpisë së familjes Mete, pas një konflikti që kanë patur. Si pasojë janë plagosur shtetasit me inicialet B. Zh. dhe E. N., pasagjer të autobusit që po kalonte në momentin e zjarrit. Shtetasi i ekstraduar u morën në dorëzim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve .