Ekstradohet nga Gjermania shitësi i heroinës

520
Një 58-vjeçar nga Tirana është ekstraduar nga Mynihu i Gjermanisë drejt vendit tonë i akuzuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

“Më datë 07.06.2017, u krye ekstradimi nga Mynihu / Gjermani drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Klisman NANO, 58 vjeç, lindur në Tiranë.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin Penal nr. 58 datë 25.02.2015 e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal”, njofton policia.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 01.09.2010, rreth orës 21:00 shtetasi Klisman NANO, është kapur nga punonjësit e policisë në bulevardin “Zhan Dark” në Tiranë me një qese të mbushur me 63 gramë lëndë narkotike të llojit Heroinë të cilën e mbante me qëllim për tia shitur personave të tjerë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Sigal