Ekstradohet nga Franca 41-vjeçari nga Kruja, vrau babë e bir për pronën

445
Ekstradohet nga Franca një 41-vjeçar nga Kruja i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë, e kryer në bashkëpunim. I ekstraduari është Valentin Gjini. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin Nr. 89, datë 10.09.2013, ka caktuar për shtetasin e mësipërm masën e sigurisë “Arrest me burg“, për kryerjen e veprës penale të “ “Vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ngjarja ka ndodhur me 6 maj 2013.
Rreth orës 20:45 shërbimet e Komisariatit të policisë Kurbin janë njoftuar se ne lagjen “Alk” te fshatit Fushë-Kuqe të rrethit Kurbin ishin vrarë me armë zjarri D.Vukaj dhe L.vukaj, banorë të fshatit Fushë-Kuqe. Shtetasi Valentin Gjini sëbashku me babain dhe dy vëllezërit e tij kanë qëlluar me armë zjarri automatik për probleme pronësie në drejtim të shtetasve D dhe L Vukaj, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëherëshme. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Sigal