Ekstradohet nga Athina i akuzuari për trafik droge, Dritan Gjuzja

432
Sigal

Zyra Qëndrore Interpol Tirana ekstradoi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë shtetasin shqiptar, Dritan Gjuzja, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për kryerjen e veprës penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Më datë 22.07.2010 i pandehuri Dritan Gjuzja në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë tentuar të trafikojnë, një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. 
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.