Ekstradohet nga Athina 40-vjeçari i dënuar me burg. Emri

468
40-vjeçari Edmond Xhukellari nga Pogradeci është ekstraduar nga Athina, bëjnë me dije sot burime zyrtare nga policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin, datë 07.11.2014, e ka dënuar Xhukellarin me 2 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimit i tij nga Greqia drejt vendit tonë.
Sigal